Zeqirija Ibrahimi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Turqi: Qëndrojmë pranë popullit turk në këto momente të vështira

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ka ndodhur në Turqi, në qendrën e skijimit Kartallkaja, ku humbën jetën 76 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për tragjedinë që ndodhi në Republikën e Turqisë, në qendrën e skijimit Kartallkaja, ku humbën jetën 76 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
Në emrin tim personal dhe të Alternativës shprehim ngushëllimet më të sinqerta për popullin turk dhe familjet e viktimave, duke u dëshiruar shërim të plotë të lënduarve.
Qëndrojmë pranë popullit turk në këto momente të vështira, duke e ndarë dhimbjen dhe duke shprehur solidaritetin tonë të plotë!”, ka shkruar Ibrahimi.