Zeqirija Ibrahimi: Serbinë në Kosovë deshi ta kthejë Ali Ahmeti me Ballkanin e Hapur serb

Njëri prej liderëve të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ali Ahmetit në Prishtinë, ku ky i fundit tha se Kosovën e kishte përjetuar “gati si në kohën e demonstratave kundër Serbisë”.

“U desh ta dëgjoj disa herë këtë që t’u besoj veshëve,” shkruan Ibrahimi, duke e quajtur këtë krahasim “përtej kategorisë së turpit”. Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve politike, askush nuk duhet ta barazojë Kosovën e lirë dhe të pavarur me Kosovën e okupuar nga Serbia “vetëm sepse nuk je aleat me drejtuesit e shtetit të sotëm të Kosovës”.

Ibrahimi ia kujtoi Ahmetit lidhjet me nismën e Ballkanit të Hapur:

“Nëse dikush ka pasur tendencë për ta rikthyer Serbinë në Kosovë është pikërisht ai me Ballkanin e Hapur të pobratimave të tij. Në një tubim të Ballkanit të Hapur në Ohër, Edi Rama deklaroi se ideja është e Ali Ahmetit, dhe ai nuk e ka mohuar kurrë këtë.”

Ai përmendi edhe pritjen e Vuçiqit “me temena” në Shën Naum, keqardhjen e Vuçiqit për humbjen e BDI-së, dhe reagimin e vakët të Ahmetit pas sulmit terrorist serb në Banjskë.

“Për fat të mirë, ajo ide perëndoi, siç po perëndon edhe z. Ahmeti me këto politika ataviste,” shtoi Ibrahimi, duke kërkuar që Ahmeti të shpjegojë publikisht se çfarë ka deklaruar para hetuesve të Gjykatës Speciale për UÇK-në.

Në fund, ai e mbylli reagimin me një citim nga Heminguej:

“Mos pyet se për kë bie kambana. Ajo po bie për ty.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button