Zeqirija Ibrahimi: Mashtrimet e ‘Soravisë’ për shqipen zyrtare në RMV u rrëzuan nga Prishtina

Në një deklaratë të fundit, Kryeministri i Kosovës përmendi një realitet të dhimbshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: shqipja nuk është gjuhë zyrtare në këtë shtet. Ky qëndrim ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësues të partive politike dhe analistë që prej kohësh mbrojnë idenë se shqiptarët gëzojnë të drejta të barabarta gjuhësore. Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka sjellë në vëmendje preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët renditen si pakicë kombëtare.

Ai thekson se ky përkufizim kufizon të drejtat gjuhësore të shqiptarëve dhe e lë gjuhën shqipe në nivelin e gjuhës së përkthyer, pa të drejtë të krijojë dokumente origjinale në administratë. Ibrahimi fajëson politikën e Ali Ahmetit dhe partisë së tij për pranimin e një preambule që shqiptarët i rendit si minoritet, edhe pse përbëjnë së paku 25% të popullsisë. Ndërkohë, ai përmendi se ligjet aktuale në RMV sanksionojnë maqedonishten si gjuhë të shtetit, ndërsa gjuha shqipe, referuar si “gjuhë e folur nga 20% e popullsisë”, përdoret vetëm në përkthime dhe në mënyrë të kufizuar. Deklarata e kryeministrit të Kosovës, sipas Ibrahimit, është një thirrje për reflektim.

“Është koha që ta ndalim mashtrimin dhe të pranojmë realitetin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të kenë gjuhën e tyre të njohur si zyrtare në çdo nivel institucional,” tha ai.

Mesazhi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi është i qartë: nevojitet një debat serioz dhe angazhim i sinqertë për të arritur barazinë e plotë gjuhësore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button