Zenit do të dënohet për shkak të fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga tifozët e Zenit St Petersburgut ndaj sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku.

Më 12 gusht, Zenit mposhti Rubin Kazanin me rezultat 3-0 në Shën Petersburg në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë RPL.

Daku shënoi një gol për Kazanin, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it dhe kjo bëri që tifozët vendas ta fyejnë sulmuesin 27-vjeçar shqiptar, pasi ai në verë, negocioi një transferimin i cili nuk u realizua.

Këto fyerje ndaj Dakut nuk kanë mbetur pa u vënë re dhe sipas kreut të komitetit, Artur Grigoryants, Zeniti pritet të dënohet.

“Në ndeshjen Zenit-Rubin, do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas drejtuar sulmuesit të ekipit mysafir, Mirlind Daku”, ka thënë Grigoryants për RIA Novosti.

Gjithashtu, në takimin e Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës të RFU-së, i cili do të zhvillohet më 20 gusht, do të shqyrtohen brohoritjet me shprehje fyese nga tifozët e CSKA-së ndaj Spartakut të Moskës gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Rusisë RPL.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button