Zelensky: Ukraina është e hapur për armëpushim, por jo për humbjen e territoreve

Kievi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit, por nuk pranon të humb asnjë pjesë e territorit si rezultat i pushtimit rus.
Kjo është bërë e ditur nga burime ndërkombëtare dhe raportohet nga gazeta britanike The Telegraph.
Sipas raportit, Kushtetuta e Ukrainës ndalon presidentin dhe parlamentin të ndryshojnë kufijtë e vendit pa një konsensus të gjerë, duke e bërë të pamundur njohjen e humbjeve territoriale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pranuar se lirimi i plotë i të gjitha territoreve të pushtuara me forcë ushtarake nuk është më realist, duke nënvizuar nevojën për të eksploruar opsione diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.
Raporti shton se çështja e njohjes territoriale ka penguar tashmë përpjekjet për paqe, pasi në pranverë SHBA kishte konsideruar njohjen e Krimesë si pjesë “de facto” e Rusisë, një propozim që u kundërshtua fuqishëm nga Kievi.
Kjo situatë tregon kompleksitetin e negociatave dhe sfidat që Ukraina përballet në përpjekjet për të ruajtur integritetin territorial ndërsa kërkon paqe.