Zelensky u bën thirrje liderëve të BE-së që të përshpejtojnë marrëveshjet e armëve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve të BE-së, duke u thënë atyre se duhet të bëjnë më shumë.

Zelensky u bëri thirrje atyre që të përshpejtojnë marrëveshjet e armëve, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kërkoj nga ju që të përshpejtoni zbatimin e marrëveshjeve tona me ju, si për furnizimet dhe prodhimin e përbashkët të armëve dhe municioneve, ashtu edhe për financimin e projekteve përkatëse”, tha ai.

Presidenti ukrainas tha se shtytja e fundit e Gjermanisë për të dërguar më shumë raketa të mbrojtjes ajrore ishte e dobishme, por duhej bërë më shumë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button