Zelensky thotë se ka diskutuar “paqen” me presidentin amerikan Trump
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/zelensku111-780x470.jpg)
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ka zhvilluar një bisedë kuptimplotë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe ka “folur për mundësitë për të arritur paqen”, transmeton Anadolu.
Trump e ka telefonuar Zelenskyyn menjëherë pasi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin sot.
“Kisha një bisedë kuptimplotë me presidentin e SHBA-së. Folëm gjatë për mundësitë për të arritur paqen, diskutuam gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipesh dhe për aftësitë teknologjike të Ukrainës, duke përfshirë dronët dhe industritë e tjera të avancuara”, tha Zelenskyy në një deklaratë në X.
Duke u shprehur se është mirënjohës ndaj Trumpit për interesimin e tij në “atë që ne mund të arrijmë së bashku”, Zelenskyy tha se kanë folur gjithashtu për bisedën e tij me Sekretarin e Thesarit Scott Bessen në Kiev më herët gjatë ditës.
“Presidenti Trump ndau detaje të bisedës së tij me Putinin”, tha më tej Zelenskyy, duke theksuar se askush nuk dëshiron paqe më shumë se vendi i tij.
“Së bashku me SHBA-në, ne po hartojmë hapat tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Siç tha presidenti Trump, le ta bëjmë këtë”, tha Zelenskyy.
Ai shtoi se kanë rënë dakord të mbajnë kontakte të mëtejshme dhe të planifikojnë takimet e ardhshme.