Zelensky thotë se do ta nominojë Trumpin për Nobel nëse ia siguron armëpushimin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do ta nominonte presidentin amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel të Paqes.

Por, Zelensky ka thënë se këtë do ta bënte nëse Trumpi do ta siguronte armëpushimin në Ukrainë.

“Nëse Trumpi i jep botës – mbi të gjithë, popullit ukrainas – mundësinë për një armëpushim të tillë, atëherë po, ai duhet të nominohet për çmimin Nobel të Paqes. Do ta nominojmë në emër të Ukrainës”, ka thënë ai.

Zelensky ka punuar fuqishëm që ta fitojë mbështetjen e Trumpit, dhe duket se e ka hapur rrugën. Raketat Tomahawk kërkohen nga Kievi pasi besohet se këto armë amerikane mund të shkaktojnë dëme serioze në Rusi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button