Zelensky: Sulmet ukrainase kanë ulur kapacitetin e rafinimit të naftës të Rusisë me 20 përqind

Sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës ndaj rafinerive në Rusi kanë ulur kapacitetin e rafinimit të naftës të Moskës me 20%, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar informacione nga qeveritë perëndimore.

Mbi 90% e këtyre sulmeve të thella u kryen nga armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë, tha presidenti ukrainas. Ai tha se Ukraina ka nevojë për ndihmë shtesë financiare të huaja.

“Ne thjesht duhet të punojmë për këtë çdo ditë”, shtoi ai.
Eksportet e naftës luajnë një rol kyç në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sulmet vijnë ndërsa sanksionet e reja nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, synojnë të ulin fitimet e Moskës nga eksporti i naftës dhe gazit.

Javën e kaluar, Donald Trump njoftoi sanksione të reja kundër gjigantëve rusë të naftës Rosneft dhe Lukoil, të cilat do të hyjnë në fuqi më 21 nëntor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button