Zelensky: Si vend duam paqe dhe përfundimin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se “Si vend, ne duam paqe, duam që lufta të përfundojë”, raporton Anadolu.

Zelenskyy, i cili ndodhet në Ankara në kuadër të një vizite zyrtare, foli në hapjen e ndërtesës së re të ambasadës së vendit të tij.

Ai theksoi se ata kanë zhvilluar më parë bisedime me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe se Turqia ka ndërmarrë një rol ndërmjetësues në luftën Rusi-Ukrainë.

Duke vënë në duke ndihmën e Turqisë në shkëmbimin e të burgosurve, Zelenskyy tha se “kthimi i ukrainasve në shtëpi” dhe “siguria ushqimore” janë të rëndësishme për vendin e tij.

“Falë përpjekjeve të Turqisë, ne arritëm të krijonim një korridor ushqimor. Por, për shkak të Rusisë ky korridor ushqimor u ndërpre dhe njerëzit në të gjithë botën, veçanërisht ata që kishin nevojë për këto produkte, nuk mund t’i merrnin ato”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që punojnë për sigurinë ushqimore. Zelenskyy tha se tonelata produkte janë dërguar në vendet afrikane dhe Siri dhe se është e rëndësishme që këto të dërgohen nga vendi i tij.

– “Ne duam që lufta të përfundojë”

Zelenskyy tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e integritetit territorial të vendit të tij.

“Si vend ne duam paqe, duam që lufta të përfundojë. Por, sigurisht ne duam që përfundimi i luftës në fjalë të bazohet në garanci të caktuara sigurie. Ne duam që këto garanci sigurie të jepen nga e gjithë Evropa, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Türkiyen”, tha ai.

Zelenskyy shtoi se këto çështje do të diskutohen edhe gjatë takimit të tij me presidentin Erdoğan.

Pasi rikujtoi se ai ndodhet në këtë aktivitet për hapjen e ndërtesës së ambasadës së vendit të tij, Zelenskyy vuri në dukje se kjo është “shumë simbolike”.

Zelenskyy potencoi se përfaqësuesit e vendit të tij dhe diasporës Krimeo-Tatare janë të pranishëm në ceremoninë e hapjes dhe tha se ai e mbështeti idenë kur iu prezantua projekti i ndërtimit.

Ai nënvizoi se ndërtesa e re ishte e denjë për vendin e tij. Zelenskyy tha se për ndërtesën kanë kontribuar shumë njerëz, përfshirë ministrin e Jashtëm të Ukrainës dhe ish-ambasadorin në Ankara, Andrii Sybiha.

Zelenskyy tha se ndërtesa do t’i dorëzohet Neriman Celal, të cilin e ka emëruar si ambasador në Ankara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button