Zelensky porositë SHBA-në dhe BE-në: Na mbroni siç e mbrojtët Izraelin

Presidenti ukrainas Zelensky thotë se Ukraina ka nevojë për garanci sigurie të ngjashme me ato që aleatët i ofrojnë Izraelit.
Duke iu referuar sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit vitin e kaluar, Zelensky theksoi se si SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera, përfshirë Jordaninë, ndihmuan në kapjen e sulmeve.
“Izraeli nuk është anëtar i NATO-s… Ishte e mrekullueshme që këto vende shkatërruan raketat iraniane. Kjo do të thotë se Izraeli ka garanci të vërteta sigurie—nga SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe aleatë të tjerë. Besoj se edhe ne kemi nevojë për këtë”, ka thënë Zelensky.