Zelensky kërkon që vendet partnere t’i ofrojnë armë ushtrisë ukrainase më shpejt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve partnere që të marrin vendime më të shpejta për ndihmë me armë për ushtrinë ukrainase, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në X, Zelenskyy deklaroi se ushtria ruse po vazhdon të kryejë sulme ajrore dhe raketore në vendin e tij.
Duke deklaruar se ushtria ruse ka kryer një sulm me rreth 900 bomba të orientuara, më shumë se 40 raketa dhe më shumë se 400 dronë të hedhura nga ajri në pjesë të ndryshme të Ukrainës vetëm gjatë javës së fundit, Zelenskyy tha: “Asnjë komb nuk duhet të durojë vështirësi të tilla i vetëm”.
Zelenskyy deklaroi se shtetet partnere të Ukrainës kanë fuqi të mjaftueshme për të forcuar sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit të tij dhe për të rritur mundësitë e përdorimit të armëve me rreze të gjatë.
Ai tha se partnerët kanë mjetet për të siguruar që ndihma e mbrojtjes të arrijë më shpejt në ushtrinë ukrainase. “Nuk duhet humbur kohë, duhet të dërgohet një sinjal i qartë vendosmërie”, shtoi Zelenskyy.
Presidenti ukrainas tha se po bëjnë përpjekje intensive për të penguar sulmet ruse.



