Zelensky emëron ministren e Ekonomisë Yulia Svirydenko, si kryeministre të re të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se i kërkoi Zëvendëskryeministres së Parë dhe Ministres së Ekonomisë Yulia Svirydenko të merrte përsipër detyrën e kryeministres gjatë një takimi.
“Ne diskutuam masa specifike për të forcuar potencialin ekonomik të Ukrainës, për të zgjeruar programet e mbështetjes për ukrainasit dhe për të përmirësuar prodhimin vendas të armëve”, shkroi në një postim në platformën X presidenti ukrainas.
Ai shtoi se propozoi që Svidyrenko të drejtojë qeverinë dhe se duhet të rinovojë ndjeshëm punën e saj.

“Për të arritur këtë qëllim, ne po marrim iniciativën për të transformuar degën ekzekutive të qeverisë në Ukrainë ”, theksoi Zelensky.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button