Zelenski: Koreja e Veriut po dërgon trupa ushtarak në ushtrinë ruse

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiyy) ka akuzuar Korenë e Veriut për dërgimin e personelit ushtarak në ushtrinë ruse. Teksa artikulonte akuzat kundrejt Koresë së Veriut, Zelenski bëri edhe njëherë thirrje për mbështetje për të parandaluar “një luftë më të madhe”.

“Ne shohim një aleancë në rritje midis Rusisë dhe regjimeve si në Korenë e Veriut. Nuk ka të bëjë më vetëm me transferimin e armëve. Në fakt bëhet fjalë për transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut në forcat ushtarake të okupatorit. Është e qartë se në kushte të tilla marrëdhënia jonë me partnerët tanë duhet të evoluojë. Vija e parë ka nevojë për më shumë mbështetje. Ne po flasim për më shumë aftësi me rreze të gjatë për Ukrainën dhe për furnizime më të qëndrueshme për forcat tona sesa për një listë të thjeshtë të pajisjeve ushtarake”, tha Zelenski në fjalimin e tij të natës me video.
Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, tha se “kishte shumë mundësi” që Koreja e Veriut të mund të vendoste trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën.

Kim tha gjithashtu në një seancë parlamentare se lajmet se oficerët ushtarakë të Koresë së Veriut janë vrarë në një sulm ukrainas në territorin e kontrolluar nga forcat ruse ka të ngjarë të jenë të vërteta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button