Zekiri: Do ta ankimoj vendimin e gjykatës

Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri, pas vendimit të gjykatës se dënohet me dy vite e gjysmë burg, para mediave deklaroi se da ankimojë vendimin e gjykatës përmes avokatëve të tij, njofton Alfax.
“Vendimin e gjykëtas do ta ankimojnë përmes avokatëve dhe konsiderojmë se në asnjë moment gjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar paramendimi në kryerjen e veprës e cila më ngarkohet pasi që unë kam realizuar dhe kam vepruar në bazë të paramendimit të dikujt tjetër, në këtë rast të Qeverisë e cila ka kërkuar nga unë që të firmosë marrëveshjes”, u shpreh Zekiri. /Alfax/



