Zekerija Berisha takon strukturat e VLEN-it në Gazi Babë

Bartësi i listës për koalicionin VLEN, Zekerija Berisha, ka njoftuar se sot ka patur një takim të frytshëm me strukturat e VLEN-it në komunën e Gazi Babës.
“Sonte patëm një takim të frytshëm me strukturat e VLEN-it në Komunën e Gazi Babës, bashkë me kandidatët për këshill të kësaj komune. Diskutuam për sfidat dhe vizionin tonë të përbashkët për zhvillimin e Gazi Babës dhe të Qytetit të Shkupit.
Takimin e nderoi me praninë e tij kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, i cili dha mbështetje të plotë për ekipin tonë. VLEN është forcë që bashkon dhe punon për qytetarët! Një zë për Gazi Babën!
Një zë për Qytetin e Shkupit! VLEN 7”, ka shkruar Berisha.