Zekerija Berisha: Një zë për Shuto Orizarën, një zë për Qytetin e Shkupit

Bartësi i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit nga koalicioni VLEN, Zekerija Berisha, ka përmbyllur ditën me një vizitë në shtabin e komunës së Shuto Orizarës, ku zhvilloi një takim me qytetarët dhe aktivistët lokalë.
Në takim morën pjesë edhe kandidatët për këshillin komunal të kësaj komune, me të cilët Berisha diskutoi për sfidat dhe mundësitë që ka kjo zonë në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të qytetit.
“Një zë për Shuto Orizarën, një zë për Qytetin e Shkupit!” – u shpreh Berisha, duke theksuar përkushtimin e VLEN për ta bërë çdo komunë pjesë aktive të ndryshimeve pozitive që synohen në kryeqytet.