Zekerija Berisha: Këshilli i Shkupit miraton vendime për shërbime më efikase

Këshilltari në Qytetin e Shkupit Zekerija Berisha, ka njoftuar se në seancën e fundit të këshillit janë miratuar disa vendime me rëndësi për funksionimin efikas të qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Ne, këshilltarët e VLEN-it, ishim të përkushtuar dhe kontribuam aktivisht në mbështetjen e çdo vendimi që sjell transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional, përmirësim të higjienës komunale, rritje të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, si dhe modernizim të shërbimeve publike.
Përkrahëm iniciativat për subvencionimin e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e rendit komunal, përforcimin e inspektorateve, si dhe pranim-dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve të reja që do t’i shërbejnë qytetarëve. Gjithashtu, mbështetëm programet lehtësuese për transportin dhe parkimin e personave me aftësi të kufizuara, e ky është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më gjithëpërfshirës.
VLEN mbetet zë i qytetarëve dhe garanton se çdo vendim i ynë është në funksion të një qyteti më të pastër, më të organizuar dhe më social”, ka shkruar Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button