Zekerija Berisha: Fitorja e VLEN-it në Shkup është e pashmangshme

Bartësi i listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit nga radhët e VLEN-it, Zekerija Berisha, ka theksuar se shtabet zgjedhore të koalicionit po ngrihen me intensitet në çdo lagje të kryeqytetit, duke dhënë sinjal se ndryshimi është duke vazhduar.

“Në çdo lagje të Shkupit po ngrihen shtabe të fuqishme të VLEN-it, duke treguar se ndryshimi është duke vazhduar dhe se fitorja është e pashmangshme”, ka deklaruar Berisha.

Ai shtoi se qytetarët po bashkohen rreth vizionit të VLEN-it për një kryeqytet më modern:
“Qytetarët e Shkupit po bashkohen rreth vizionit tonë për një qytet më të drejtë, më të pastër dhe më të zhvilluar. Ky është sinjali i qartë se Shkupi është në anën tonë, në anën e së ardhmes”.

Sipas tij, programi i VLEN-it është garanci për ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve:
“Me VLEN-in do të fitojë secila lagje, do të fitojë secila familje, dhe mbi të gjitha do të fitojë Shkupi. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë! Vetëm për ty Shkup!”, përfundoi Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button