Zekerija Berisha: Do të jemi zëri i sipërmarrjes, partnerët e zhvillimit dhe garancia që ekonomia do ecë përpara

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka njoftuar se sot, së bashku me liderët e koalicionit VLEN dhe me kandidatët për kryetar të komunave janë takuar me përfaqësues të OEMVP-së.
“Sot mora pjesë në tryezën e organizuar nga OEMVP, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që prekin ekonominë reale dhe zhvillimin e bizneseve tona.
Si bartës liste nga Koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit, besoj fort se çdo vend pune i ri, çdo biznes që rritet në Shkup apo në gjithë vendin, është fitore për shoqërinë tonë.
Ne do të jemi zëri i sipërmarrjes, partnerët e zhvillimit dhe garancia që ekonomia e qytetit do të ecë përpara”, ka deklaruar Berisha.