Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze: Të paktën 3 të vrarë dh e12 të plagosur nga sulmet e Indisë

India ka sulmuar Pakistanin në pesë vende të ndryshme, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, njoftoi ushtria e Pakistanit, duke u zotuar se do t’i përgjigjet sulmit “frikacak dhe të turpshëm”.
“Disa kohë më parë, armiku frikacak India nisi sulme ajrore në xhaminë Subhanullah në zonën Ahmed East të Bahwalpur, Kotli dhe Muzaffarabad në tri vende nga ajri”, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhry, vonë të martën.



