Zëdhënësi i UNICEF-it: Në Gaza, Bajrami vjen jo me gëzim – por me bomba

James Elder, zëdhënësi i agjencisë për të drejtat e fëmijëve pranë OKB-së (UNICEF), tha se Kurban Bajrami “duhet të jetë një kohë bashkimi dhe shprese”.
“Por për fëmijët e Gazës, Bajrami dominohet nga uria, nga dhimbja dhe nga heshtja e zërave që mungojnë,” tha Elder në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
For the second year in a row, Eid arrives not with joy — but with bombs and the silence of missing voices.
This Eid, let us do more than remember.
Let us take responsibility, stand with the girls and boys of Gaza, demand that aid flow freely, ceasefires are restored, and that… pic.twitter.com/NaruE6icoq
— UNICEF MENA – يونيسف الشرق الأوسط وشمال إفريقيا (@UNICEFmena) June 7, 2025
Ai theksoi se vetëm një sasi minimale ndihmash humanitare po lejohet të hyjë në territorin palestinez – shumë më pak nga sa u nevojitet banorëve.
“Le të kërkojmë që ndihmat të rrjedhin lirisht,” u shpreh ai.