Zbulohet plani i ri i paqes i Donald Trump për Ukrainën

Zyrtarë nga SHBA-ja, Britania, vendet evropiane dhe Ukraina do të takohen sot në Londër për të nxitur një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit, me të dërguarin e SHBA-së, Gjeneralin Keith Kellogg, i cili shpreson të fitojë pëlqimin e Ukrainës për planin.

Kellogg do të marrë pjesë në diskutimin e sotëm, por Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili mori pjesë në bisedimet e paqes në Paris javën e kaluar, nuk është më në gjendje të bashkohet me takimin për shkak të një ‘problemi orari’.

Nuk ishte e qartë nëse mungesa e Rubios do të thotë që SHBA-ja ka ulur pritjet e saj për bisedimet pasi Trump tha të dielën se shpresonte që Moska dhe Kievi të arrinin një marrëveshje këtë javë për t’i dhënë fund konfliktit tre-vjeçar.

Nëse gjithçka shkon mirë gjatë diskutimeve të sotme, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, do t’ia paraqesë planin Putinit. Pengesa të mundshme për propozimin përfshijnë mosofrimin e një garancie të qartë sigurie nga SHBA-ja për Ukrainën. Putini mund të mos jetë gjithashtu i gatshëm të heqë dorë nga territoret të propozuara nga Trump.

Ukraina do të rifitonte akses të pakufizuar në grykëderdhjen e lumit Dnieper; zona e dytë e provincës Kherson do të bëhej gjithashtu një vend ku Rusia tërhiqet
Burime të njohura me propozimin e paqes të Trump i thanë Telegraph se pikat një dhe dy mbulojnë një armëpushim të menjëhershëm – i cili tashmë është pranuar në parim nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pika tre ndalon Ukrainën të kërkojë anëtarësim në NATO, megjithëse do të ishte ende e lirë të bashkohej me BE-në.

Në lidhje me mbrojtjet kundër pushtimit të Putinit, vendet evropiane mund të vendosin një forcë sigurie si një formë parandalimi – megjithëse kuptohet që plani nuk e angazhon SHBA-në të sigurojë që kjo të vihet në vend.

Pika katër e planit e sheh Amerikën të ofrojë njohjen e sovranitetit rus mbi Krimenë, rajonin e Ukrainës të cilin Putini e aneksoi në vitin 2014.

Njohja e kontrollit rus mbi Krimenë do të shkelte ligjin ndërkombëtar i cili thotë se asnjë vend nuk mund të aneksojë territorin e një tjetri. Asnjë komb nuk supozohet ta njohë ndryshimin nëse sekuestrohet tokë.

Megjithatë, në praktikë, ligji ndërkombëtar nuk është njohur gjithmonë, siç është në rastin e Izraelit. Për shembull, SHBA-të thanë në vitin 2019 se nuk i konsiderojnë më vendbanimet izraelite si të paligjshme.

Pas sulmit në shkallë të plotë në shkurt 2022, Rusia pushtoi zona të mëdha të katër provincave të tjera të Ukrainës: Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Propozimi nuk do t’i njihte zyrtarisht zonat e pushtuara si pjesë të Rusisë, por kuptohet se nënkupton njohje de facto nga SHBA-ja.

Pika gjashtë do të shihte Ukrainën të nënshkruante marrëveshjen për mineralet, duke u dhënë kompanive amerikane akses në burimet natyrore të vendit.

Dhe së fundmi, pika shtatë do të ngrinte mundësinë e një marrëdhënieje të re për Amerikën dhe Rusinë – heqjen e të gjitha sanksioneve të SHBA-së në mënyrë që të dy vendet të mund të fillojnë të punojnë së bashku në politikën energjetike.

Përtej kësaj, plani nuk do ta ndalonte Ukrainën të ndërtonte forcat e saj të armatosura dhe as nuk do t’i pengonte vendet evropiane të vazhdonin të furnizonin shtetin me armë.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik Sir Keir Starmer tha përpara bisedimeve të sotme: “Topi është në fushën e Rusisë… Ne mbështesim qartë përpjekjet e Presidentit Trump për të sjellë paqe dhe thirrjet e Ukrainës që Rusia të kryejë një armëpushim të plotë.”

Një pronocim i kujdesshëm u bë dje nga Rusia. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, tha në televizionin shtetëror: “Ndoshta nuk ia vlen të caktohen afate të ngurta kohore dhe të përpiqesh të arrish një zgjidhje, një zgjidhje të qëndrueshme, në një afat të shkurtër kohor.”

Burime të Ministrisë së Jashtmetë Ukrainës kanë thënë se nuk besojnë se do të arrihet një marrëveshje në Londër. Sipas kushtetutës së Ukrainës, vendit nuk i lejohet të heqë dorë nga territori, qoftë nga parlamenti apo qeveria e tij.

“Shpresa është që në Londër të arrijnë një formë marrëveshjeje me anë të së cilës mund të fillojnë një proces serioz negociues. Në fund të fundit, Ukraina do të duhet të lërë diçka në tryezë”, tha një diplomat evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button