Zbulohen detaje të reja për drejtorin e Policisë Shqiptare të arrestuar për trafik droge

Rezart Kuçi, shef i seksionit të policisë shkencore në Kukës, u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme tha se Kuçi kishte ndihmuar grupin e Hajrullës duke siguruar logjistikë për transportin e drogës, dhënë informacion konfidencial mbi kontrollet policore dhe përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS dhe komunikim të koduar.
Kuçi dyshohet gjithashtu si bashkëporositës i 400 kilogramëve kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në 2020, dhe ka lëvizur më parë në detyra të tjera në Vlorë, Lushnje dhe Tiranë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button