Ylber Imeri nga VLEN emërohet zëvendësdrejtor në Policinë Financiare
Qeveria e RMV në mbledhjen e fundit e emëroi Ylber Imerin kuadër i Aleancës për Shqiptarët -nga dega e Bogovinës zëvendës drejtor në Policin financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ylber Imeri i lindur më 1981 në Tetovë, është i diplomuar në UEJL në Administratë Biznesi dhe një profesionist i çmuar dhe me përvojë disa vjeçare të suksesshme menaxhuese në sektorin bankar, të tregëtisë, si dhe sektorin e financave.
Imeri është njohës i gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, një personalitet me tipare pozitive dhe i pranueshëm për mjedisin dhe shoqërinë.
Si njeri me parime të shëndosha posedon vlera të larta morale dhe njerëzore, vlera të cilat pritet të arsyetohen gjatë kryerjes së detyrave të cilat dalin nga kjo drejtori e rëndësishme.