Xi Jinping: Kina është e gatshme të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë

Pekini është i gatshëm të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Moskën. Kështu u shpreh presidenti kinez, Xi Jinping në takimin e tij me kryetarin e Dumës së Shtetit Rus, Vyacheslav Volodin.
“Kina është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Rusinë për të forcuar vazhdimisht marrëdhëniet dypalëshe, të cilat karakterizohen nga fqinjësia e mirë e përjetshme, ndërveprimi gjithëpërfshirës strategjik dhe bashkëpunimi reciprokisht i dobishëm”, tha udhëheqësi kinez.
Xi shtoi se Pekini shpreson “për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Dumës Shtetërore dhe Kongresit Popullor Kombëtar [NPC] në mënyrë që të formohet një bazë solide ligjore për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe” që do të përfitojnë popujt e dy vendeve./abcnews.al



