Xhaka konfirmohet tek Leverkuseni edhe sezonin tjetër

Granit Xhaka do të jetë lider i mesfushës së Bayer Leverkusenit edhe sezonin e ardhshëm, pasi mesfushori shqiptar është konfirmuar nga drejtuesit e klubit, kanë bërë të ditur mediumet gjermane të hënën.

Xhaka në edicionin e tij të parë me Leverkusenin ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, ndërsa është në garë për të triumfuar edhe në Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Evropës.

Ai iu bashkua Leverkusenit verën e shkuar nga Arsenali dhe ishte ndër lojtarët kryesor dhe më të merituar për suksesin e ekipit të Xabi Alonsos këtë edicion.

Paraqitjet e mira të Xhakës tek Leverkuseni kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve tjera, por te klubi gjerman nuk duan të dëgjojnë ofertat për 31-vjeçarin.

Xhaka ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, ndërsa këtë edicion ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button