Xhaka e bën lajm botëror Kosovën me këtë veprim

Futbollisti Granit Xhaka shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time”, shkruan Gazeta Minuti.

Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore

Ylli i futbollit shqiptar, Granit Xhaka, ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube “SportBible”, ku mori pjesë në një sfidë degustimi me ushqime nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë videos, Xhakës iu kërkua të provonte dhe të vlerësonte produkte tipike britanike dhe ndërkombëtare. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai kur përpara tij u vendosën pjata tradicionale shqiptare.

Në një prej sfidave, mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit nga Kosova, futbollisti zgjodhi pa hezitim këtë të fundit, transmeton albinfo.ch.

“Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka, duke theksuar lidhjen e tij me këtë produkt tradicional.

Ai shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time, njofton Gazeta Minuti.

Deklarata e tij u interpretua si një promovim i kulturës dhe traditës ushqimore shqiptare në një platformë globale, duke nxitur interes dhe reagime pozitive nga publiku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button