WSJ: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria

SHBA-ja po mendon për një “tërheqje të plotë” të trupave nga Siria pas kolapsit të organizatës terroriste YPG/SDF, ndërsa presidenti Ahmed al-Sharaa ka lëvizur për të rimarrë kontrollin mbi pjesën verilindore të Sirisë, raportoi të enjten “Wall Street Journal”, transmeton Anadolu.

“Ngjarjet marramendëse të javës së fundit” kanë bërë që Pentagoni të vërë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e misionit ushtarak amerikan në Siri pas disfatës së SDF-së, thuhet në lajmin e gazetës amerikane, e cila ka cituar tre zyrtarë amerikanë.

Sipas lajmit, zyrtarët amerikanë nuk shohin “asnjë arsye” për të mbajtur trupa amerikane në Siri nëse SDF-ja shpërbëhet plotësisht.

SHBA-ja ka 1.500 trupa në Siri, sipas një njoftimi të Pentagonit në muajin korrik.

Presidenti amerikan Donald Trump, pak pasi mori detyrën për herë të dytë në janar të vitit të kaluar, kishte deklaruar se “do të marrë një vendim” lidhur me trupat në Siri.

I pyetur për lajmin, një zyrtar i Pentagonit tha për Anadolu: “Nuk kemi asgjë për të ofruar mbi këtë çështje dhe nuk spekulojmë mbi situata hipotetike apo operacione të ardhshme”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button