Williams rinovon kontratën me Athletic Bilbaon

Nico Williams rinovon kontratën me Athletic Bilbaon Anësori bardhekuq është i lidhur me klubin spanjoll për dhjetë sezonet e ardhshme dhe klauzola e tij e lirimit rritet me më shumë se 50% të asaj që kishte.
“Athletic Club dhe Nico Williams kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij, e cila duhej të skadonte në vitin 2027, për tetë sezone, deri më 30 qershor 2035. Klauzola e tij e lirimit rritet me më shumë se 50% krahasuar me atë të mëparshmen”, thuhet në njoftimin e kluibit.
“Kur duhet të merren vendime, për mua, ajo që peshon më shumë është zemra. Unë jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi, kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic!” deklaroi Nico Williams në videon në të cilën Klubi njoftoi rinovimin e tij, përcjellë KosovaPress.
Zërat e merkatos e kishin lidhur ngushtë reprezentuesin spanjoll me një kalim te Barcelona, por tashmë gjithçka ka marrë fund sa i përket kësaj piste.