WFP: 343 milionë njerëz në 74 vende përjetojnë pasiguri akute ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) njoftoi se 343 milionë njerëz në 74 vende përjetojnë pasiguri akute ushqimore dhe se nevojiten 16,9 miliardë dollarë për t’iu përgjigjur nevojave humanitare në vitin 2025, transmeton Anadolu.

Organizata e OKB-së me seli në Romë ka prezantuar Raportin e Perspektivës Globale 2025.

Në një deklaratë me shkrim nga WFP, thuhet se “Raporti Perspektivës Globale 2025 tregon se 343 milionë njerëz në 74 vende përjetojnë pasiguri akute ushqimore, se ka një rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo është shumë afër nivelit rekord të regjistruar gjatë pandemisë”.

Nevojiten 16,9 miliardë dollarë për të plotësuar nevojat globale të ushqimit dhe hendekun midis nevojave dhe burimeve informohet në deklaratën ku bëhet vlerësimi se “16,9 miliardë dollarë që i duhen WFP-së për të ndihmuar 123 milionë njerëz që vuajnë nga uria në vitin 2025 janë afër shumës që bota ka shpenzuar në vetëm dy javë për kafe”.

Në deklaratën e saj ku WFP ndau detajet kryesore të raportit, theksohet se ka nevojë për 2,5 miliardë dollarë për rajonin e Azisë dhe Paqësorit, 8,4 miliardë dollarë për Afrikën Sub-Sahariane ku vazhdojnë armiqësitë dhe konfliktet; 4,9 miliardë dollarë nevojiten për miliona njerëz në Afrikën e Veriut, Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë Gazën, Sirinë, Ukrainën dhe Jemenin, ndërsa 1,1 miliard dollarë nevojiten për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Më tej në deklaratë shpjegohet se uria në nivelin katastrofik në Gaza dhe Sudan, si dhe në disa rajone të Sudanit të Jugut, Haitit dhe Malit, ka arritur një nivel shqetësues.

Situata në Gaza vazhdon të jetë e rëndë, thuhet në deklaratën e detajuar lidhur me zonat në nevojë, ndërsa theksohet se “91 për qind e popullsisë përjeton pasiguri akute ushqimore dhe 16 për qind e tyre jetojnë në kushte katastrofash”.

Drejtoresha Ekzekutive e WFP-së, Cindy McCain, pikëpamjet e së cilës u përfshinë në deklaratë, ka thënë se “Nevojat humanitare globale po rriten duke u nxitur nga konfliktet shkatërruese, katastrofat më të shpeshta klimatike dhe trazirat gjithëpërfshirëse ekonomike. Por financimi nuk mund ta përballojë me këtë ritëm. Si WFP, ne jemi të përkushtuar për të arritur një botë pa uri. Por për të arritur atje, ne kemi nevojë urgjente për mbështetje financiare dhe diplomatike nga komuniteti ndërkombëtar”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button