Walker: Zëvendësi im francez u bë ambasador në Serbi, koordinohej me Beogradin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka treguar për tensionet që ka pasur me zëvendësin e tij francez gjatë misionit në Kosovë, Gabriel Keller, i cili më pas u emërua ambasador i Francës në Serbi.
Sipas Walkerit, zëvendësi i tij kishte një qasje të ndryshme për situatën në terren dhe shpesh koordinohej me autoritetet në Beograd.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
“Me zëvendësin tim francez kam pasur problem. Ai koordinohej me Beogradin dhe më pas u bë ambasador i Francës në Beograd. Ai mendonte që unë po tejkaloja rolin tim duke folur hapur, duke ngritur zërin”, u shpreh Walker në një intervistë dhënë për “A2CNN”.
Ai tregoi edhe një incident që lidhej me një deklaratë të raportuar në media, pas një vizite të zëvendësit të tij në Paris.
“Ka pasur një incident, kur ai shkoi në Paris dhe foli me një gazetar. Gazetari raportoi se unë nuk kisha qenë i saktë në deklaratat e mia. Kur u kthye në Prishtinë, më tha që ishte keqinterpretuar nga mediat dhe nuk kishte thënë asgjë që kundërshtonte deklaratat e mia,” rrëfeu ish-diplomati amerikan.
Walker theksoi se kjo çështje nuk u sqarua kurrë plotësisht dhe se marrëdhënia mes tyre mbeti e tensionuar.
“Nuk e sqarova kurrë plotësisht nëse ishte gazetari që kishte raportuar gabim apo zëvendësi im që kishte bërë deklaratë të tillë, por gjithmonë kam pasur problem me të, sepse ai mendonte se unë isha i njëanshëm. Kjo nuk ishte e vërtetë. Ajo që thosha ishte e bazuar vetëm në atë që pashë: pashë një masakër, një krim lufte,” shtoi Walkeri.