Vullnetarët izraelitë luftuan krah serbëve në luftën e Kosovës

Gjatë luftës së Serbisë në Kosovë (1998-1999) shumë izraelitë luftuan krah forcave serbe të cilët vranë mijëra shqiptarë dhe dëbuan miliona nga shtëpitë e tyre. Siç ka raportuar gazetari hebre Ron Ben-Yishai në gazetën izraelite Yediot Aharonot, i cili mbulonte luftën dhe u plagos në vitin 1999, izraelitët të cilët zgjodhën të luftojnë krah serbëve, e bënë këtë për arsye ideologjike e jo për motive materialiste.
Më poshtë e mund ta lexoni lajmin e publikuar më 10 gusht 1999:
Një gazetë izraelite raporton se rreth 40 izraelitë, të lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, luftuan së bashku me serbët në ish-Jugosllavi. Korrespondenti i luftës për gazetën Yediot Aharonot, Ron Ben-Yishai, në një artikull që pritet të publikohet të premten, shkruan: “Duket se të rinjtë izraelitë, të cilët kishin jetuar më parë në ish-Bashkimin Sovjetik, nuk u motivuan nga lakmia për para, por nga një identifikim ideologjik me serbët.” Ben-Yishai u plagos në Kosovë të martën.
Ai thotë se të gjithë vullnetarët izraelitë ishin veteranë të ushtrisë. Shumica e tyre janë hebrenj. Disa janë gjysmë-hebrenj (një prind kristian dhe tjetri hebre), ndërsa të tjerët janë jo-hebrenj që martuan gratë hebreje dhe erdhën me to në Izrael. Ben-Yishai shkruan se kishte takuar një izraelit që shërbente në një njësi të përzier ruso-serbe. Komandanti i njësi ishte serb. Ai tha se burri, i cili identifikohet vetëm me emrin e parë, David, kishte shkuar në Izrael nga Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. David u plagos gjatë luftimeve në Jugosllavi dhe u shtrua në spital.
Një tjetër vullnetare, e identifikuar vetëm si Valerie, luftoi me serbët për rreth një muaj dhe u kthye në Izrael. Valerie i tha Ben-Yishai se shumica e ushtarëve në njësinë e vullnetarëve të huaj ishin rusë krishterë-ortodoksë (si serbët). Ata kishin luftuar me Ushtrinë e Kuqe në Afganistan dhe Çeçeni. Sipas Ben-Yishai, Valerie tha: “Vendosëm të luftonim së bashku me serbët nga mirënjohja për ndihmën që ata i kishin dhënë hebrenjve jugosllavë që u ndoqën nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.”
Ai shtoi se ata gjithashtu ndiheshin të lidhur me luftën e krishterë-sllave kundër myslimanëve që “po përpiqen të marrin kontrollin mbi Europën.” Zëdhënësit e Ministrisë së Drejtësisë së Izraelit dhe të Ministrit të Mbrojtjes, Moshe Arens, nuk ishin të disponueshëm për komente.
Izraelitët kanë kontribuar miliona dollarë për të ndihmuar refugjatët etnikë shqiptarë. Ushtria izraelite dërgoi shpejt një spital fushor në Maqedoni dhe operoi aty deri sa gjermanët ndërtuan një objekt më të madh. Izraeli gjithashtu pranoi mbi 200 kosovarë.
https://www.upi.com/Archives/1999/06/10/Israeli-volunteers-fought-with-Serbs/5347928987200/



