Vulat e ASH-së | Avokati: Vendimi i turpshëm pa asnjë bazë ligjore!

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Tetovës që vulat e partisë Aleanca për Shqiptarët t’i kalojnë Ziadin Selës, ka reaguar edhe avokati Abidin Abduli, i cili përmes një statusi në Facebook ka bën të ditur se si avokat në lëndën e ASH-së nuk ka pranuar asnjë vendim nga Gjykata Themelore e Tetovës!

Lajmi që qarkullon nga krahu politik i BDI-së se ka një vendim të tillë është marrë sigurisht me telefon ashtu siç është dirigjuar të merret i njejti vendim.

Dy herë e pranoi kryetari i gjykatës kërkesën e palës tjetër për t’jua marrë lëndën gjykatësve pa asnjë arsye ligjore që përbën edhe presedan!

Tre gjykatës i dergoi ne pushim mjeksore deri sa e gjetën atë që kërkonin!

Vendimi i turpshëm qe është pa asnjë bazë ligjore sigurisht që do ankimohet.
Mbesim me shpresën se turpi do ngelet vetëm në Gjykaten e Tetovës!!!”, ka shkruar avokati Abduli në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button