Vuçiq: Ushtria e Kosovës është më e fortë se ajo e Maqedonisë së Veriut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili kohët e fundit ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, foli edhe për kapacitetet e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke vlerësuar se sipas indekseve të caktuara amerikane ato janë më të forta se ushtritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Nuk po e them unë këtë, kjo është pikëpamja e tyre, jo e imja”, tha Vuçiq, raportoi 4news.mk, duke shtuar se këto janë vlerësime të bëra bazuar në analizat ndërkombëtare.

Duke folur për aleancën midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, presidenti serb vlerësoi se ajo është “kërcënimi më i madh” për Serbinë, duke pretenduar se qëllimi i një bashkëpunimi të tillë është të ushtrojë presion mbi Beogradin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button