Vuçiq: Ne kemi raketa hipersonike kineze, tokë-ajër, me një rreze veprimi deri në 400 kilometra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se Beogradi po monitoron nga afër bashkëpunimin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke pretenduar se Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm.

“Ata po presin një moment të favorshëm. Ne po përgatitemi për sulmin e tyre,” tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Komentet e tij i referohen një deklarate trepalëshe për bashkëpunim në mbrojtje të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në Tiranë me 18 mars 2025, e cila synon forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe ndërveprimin ushtarak.

“Ne kemi raketa hipersonike kineze, tokë-ajër, me një rreze veprimi deri në 400 kilometra,” tha Vuçiq, duke i përshkruar ato si ndër sistemet më të avancuara të armëve.

Vuçiq tha gjithashtu tha se Serbia mban marrëdhënie të mira me NATO, ndërsa vazhdon të ndjekë një politikë neutraliteti ushtarak.

Duke komentuar marrëdhëniet me Kroacinë, presidenti serb akuzoi Zagreb se gjatë një viti e gjysmë të fundit ka tentuar të dëmtojë Serbinë dhe të ndërhyjë në punët e saj të brendshme.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Ballkan po vazhdojnë debatet mbi politikat e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa modernizimi ushtarak dhe tensionet politike janë rritur vitet e fundit. /TRT World/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button