Vriten 7 ushtarë izraelitë në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar vdekjen e një oficeri dhe 6 ushtarëve në luftime të ashpra me ushtarët e rezistencës palestineze në jug të Rripit të Gazës.
Sipas radios ushtarake izraelite, identifikimi i trupave mori orë të tëra për shkak të djegies së plotë të transportuesit të blinduar.
Ekipet e shpëtimit nuk arritën të fikin flakët dhe mjeti u tërhoq në territorin izraelit për të përfunduar shuarjen.
Mediat izraelite shkruajnë se kjo është një nga goditjet më të rënda që ka pësuar ushtria në muajt e fundit.
“Humbja e tyre është e dhimbshme; ata ranë duke mbrojtur Izraelin dhe duke u përpjekur të rikthejnë pengjet”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes.