Vriten 51 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Të paktën 51 palestinezë u vranë, përfshirë fëmijë dhe gra dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli shënjestroi shtëpitë palestineze në jug dhe veri të Rripit të Gazës gjatë natës.

Në sulme u vranë 51 persona, ku 45 prej tyre në veri të Rripit të Gazës.

Trupat e të vrarëve dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin Al-Awda dhe në Spitalin e Indonezisë. Disa nga viktimat ende janë nën rrënoja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button