Vriten 4 ushtarë të tjerë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të tjerë u vranë në luftimet me grupet palestineze në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Gjashtë ushtarë të tjerë u plagosën rëndë në beteja, thuhet në deklaratën e ushtrisë ızraelite të cituar nga faqja e lajmeve “Times of Israel”.

Rreth 180 ushtarë izraelitë janë vrarë në enklavën e rrethuar që nga fillimi i operacionit tokësor më 27 tetor. Megjithatë, numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi sulmit në Gaza në tetor është rritur në 514.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 23,084 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 58.926 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur, ndërsa të gjithë janë të prekur nga pasiguria ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë, ndërsa më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button