Vrasje rekord e fëmijëve në një ditë në histori të Gazës

Sulmet izraelite të martën vranë të paktën 174 fëmijë palestinezë në Gaza, duke shkaktuar “një nga numrat më të mëdhenj të vdekjeve të fëmijëve brenda një dite” në historinë e këtij territori, ka bërë të ditur organizata e shoqërisë civile Defense for Children Palestine.
“Forcat izraelite kanë firmosur një dënim me vdekje për fëmijët palestinezë në Gaza, duke kryer sulme të pandërprera, duke vazhduar të shkatërrojnë infrastrukturën civile dhe duke penguar çdo ndihmë humanitare të arrijë tek palestinezët në nevojë,” tha Ayed Abu Eqtaish, drejtori i programit të llogaridhënies në këtë organizatë, në një deklaratë.
“Kjo nuk është asgjë më pak se gjenocid.”



