Vrasje e dyfishtë për parking në Çellopek

Në Çellopek të komunës së Bërvinicës, sipas të dhënave të para zyrtare, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë.

Nga SPB-Tetovë për TV21 konfirmojnë se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë për TV21.

Motivi dyshohet të ketë qëne për shkak të një sherri për vendparkim.

Sipas informatave jozyrtare të portalit Tetova Sot, Djali i axhës ka vrarë djalin e axhës, nusen e djalit të axhës dhe djalin e djalit të axhës, ndërsa të plagosur kanë mbetur një djalë axhe tjetër, një fëmijë dhe dorasi.

Këto informacione ende nuk janë konfirmuar nga policia dhe prokuroria.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button