Votoi gabimisht rezolutën për Ukrainën, Kremlimi: Vuçiç na kërkoi falje, e besojmë se ishte gabim teknik

Rusia ka thënë se e ka pranuar kërkimfaljen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi udhëheqësi serb deklaroi se si pasojë e një “gabimi teknik” u dha një “votë e gabuar” për një rezolutë për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Reagimi i shpejtë rreth votimit aksidental të vendit të tij në favor të një rezolute antiruse në OKB e ka gëzuar Moskën”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media, më 25 shkurt, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Peskov ka theksuar se Rusia e kupton se ky ishte “një gabim i vërtetë”.
“Gabimet teknike ndodhin”, ka shtuar ai.

Të hënën, më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një projektrezolutë ukrainase-evropiane në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe për integritetin e saj territoria.

Serbia votoi në favor të miratimit të tekstit të rezolutës. Vuçiç tha më pas se delegacioni serb kishte votuar “gabimisht” për rezolutën, dhe se duhej të kishte abstenuar.

Ai u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij, dhe tha se “e bart vetë përgjegjësinë për këtë”. Serbia, bashkë me Turqinë, është vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve të Brukselit kundër Rusisë./REL

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button