Votoi Bujar Osmani. Ja mesazhi i tij

Kandidat për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka votuar në shkollën fillore Adem Jashari, në komunën e Çairit në Shkup.

Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre.

“Dëshiroj zgjedhjet sot të jenë të lira, të drejta dhe demokratike. Qytetarët të kenë mundësi të dalin masivisht të votojnë. Të votojnë sipas bindjes së vet, por të votojnë me qëllim dhe shpresë për ditë më të mira të shtetit tonë në familjen e madhe evropiane”, deklaroi Osmani pas votimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button