Votimi nuk ka filluar në kohë në një vend në Tetovë për shkak të pajisjes identifikuese

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve të Tetovës njofton se në një vendvotim nga gjithsej 117, votimi nuk ka filluar me kohë në orën 07:00 për shkak të mosfunksionimit të aparatit identifikues.
Sipas informacioneve të Zulqufli Rexhepit, kryetar i KKZ Tetovë, votimi nuk kishte filluar deri në orën 08:15, ndërsa se si do të vazhdojë, ai tha se është raportuar dhe pritet vendim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Në Komunën e Tetovës të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare kanë 86.550 qytetarë, ndërsa për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mund të votojnë gjithsej 86.405. Nga këto shifra, dje kanë pasur mundësi të votojnë 54 të burgosur, si dhe 181 persona, të sëmurë dhe të pafuqishëm me të drejtë vote.