Von der Leyen: Koha e iluzioneve ka mbaruar!

Koha e iluzioneve ka mbaruar dhe Evropa duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet e saj për armatim, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sot në Strasburg.

“Nevojitet një rritje shumë e shpejtë e aftësive evropiane të mbrojtjes. Dhe kjo duhet të bëhet menjëherë”, tha ajo para Parlamentit Evropian.

“Ka ardhur koha për të krijuar një mbrojtje të përbashkët”, shtoi ajo, duke prezantuar rezultatet e samitit të fundit të 27 evropianëve, kushtuar mbrojtjes së kontinentit.

Von der Leyen përshëndeti konsensusin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të BE-së dhe tha se kjo “ishte absolutisht e paimagjinueshme disa javë më parë”.

Rendi i prishur i sigurisë

Vënia në pikëpyetje e angazhimit amerikan në Evropë, e veçanërisht në Ukrainë, pas kthimit të Donald Trump në presidencën amerikane, ka pasur efektin e goditjes elektrike, shkruan AFP.

“Rendi evropian i sigurisë është prishur dhe iluzionet tona të shumta janë shkatërruar”, tha presidentja e Komisionit Evropian. Në këtë kontekst, Evropës i kërkohet të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e saj, shtoi ajo.

Komisioni Evropian ka paraqitur një plan për të riarmatosur Evropën, i cili duhet të lejojë mobilizimin e rreth 800 miliardë eurove gjatë katër viteve, nga të cilat 150 miliardë euro në kredi të Komisionit Evropian të vëna në dispozicion të 27 shteteve anëtare.

Udhëheqësit e 27 shteteve të Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën jeshile planit dhe Komisioni Evropian tani do të paraqesë propozime konkrete përpara samitit të ardhshëm të BE-së, të planifikuar për javën e ardhshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button