VMRO:Talati në kafe me mercedes, po të mundej do vinte me avion

VMRO DPMNE ka vazhduar me kritikat ndaj kryeministrit teknik Talat Xhaferi. Në një reagim me shkrim dhe me fotografi, VMRO DPMNE ka shkruar se Xhaferi ka realizuar projektin e tij të parë, që është të futet në sheshin qëndror të qytetit me makinë për të pirë kafe.

“Dita e parë e punës e Talat Xhaferit si kryeministër teknik dhe realizoi menjëherë projektin e tij të parë, duke parkuar Mercedesin zyrtar në shesh për të pirë kafe në një restorant. Fatmirësisht Xhaferi nuk është i kompleksuar deri në atë masë, përndryshe do të kishte shkuar me avionin qeveritar”, shkruan VMRO DPMNE.

I bëjnë thirrje Xhaferit për seriozitet në detyrë dhe më shumë përgjegjshmëri pasi siç thonë,  mijëra qytetarë varen nga politikat, masat dhe projektet e qeverisë.

“Filmi me puro, pije, makina zyrtare, sigurim, mbyllje zonash për këmbësorë e të ngjashme, flasin për personazhin e Xhaferit, të cilin mund ta ketë marrë nga personazhet e botës së krimit me të cilët ka qenë miq. Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, duke se Talati dëshiron të shtyjë një mandat me stil mafioz”, shkruan në reagimin e partisë më të madhe opozitare VMRO DPMNE.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button