VMRO: Për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë deklaruar se struktura politike dhe policore e LSDM-së e ka inkurajuan Palevskin që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje – për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur vrasja tragjike e dyfishtë.

“Strukturat politike dhe policore të LSDM-së mbrojtën dhe mbyllën sytë ndaj sjelljes së Ljupço Palevski-Palços. Nëpërmjet podkasteve dhe emisioneve të tij në portalin e internetit, ai përhapi urrejtje dhe krijoi një atmosferë toksike. Ky është rezultat i mosndëshkimit dhe mosfunksionimit të institucioneve të menaxhuara nga Kovaçevski, Spasovski dhe LSDM. Vrasja e dyfishtë nuk do të kishte ndodhur nëse më parë të pandehurit do të sanksionoheshin për armë pa leje”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button