VMRO: Oliver Spasovski është kriminel

VMRO-DPMNE thotë se është interesante dhe tragjike dukuria e ish ministrave më kriminale në histori, ata të LSDM-së dhe BDI-së, të dalin publikisht në media dhe të tregojnë se si duhet të veprojnë institucionet.
“Shembulli i fundit i analistëve të maskuar është Oliver Spasovski, i cili heshti me vite për incidente të ngjashme me presidentin e Kosovës dhe tani tregon se si duhej të vepronte MPB-ja.
Realisht dhe duke folur pa doreza, Oliver Spasovski është njësi matëse për krim. Ai u shpërndante pasaporta kriminelëve të botës së bardhë sikur të ishin karamele nga një dyqan ëmbëlsirash. Më pas e dorëzoi kryeqytetin në duart e nëntokës kriminale, qofshin bandat e Gërçecit apo të Hasanbegut dhe Haraçinës. I njëjti Spasovski e ka bindur opinionin se një polic ka përplasur vet veturën me merimangë vetëm pse patentë shoferi ishte për BDI-në. I njëjti Spasovski ishte shërbëtor i besuar i njësisë tjetër të krimit, Artan Grubit:”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.



