VMRO nxjerr ofertën e Ahmetit për Mickoskin lidhur me përbërjen e Qeverisë: Hoqi dorë nga kryeparlamentari

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska nxori në pa ofertën që sipas saj kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë kryeministrit Hristijan Mickoski, që Fronti Evropian të bëhet pjesë e Qeverisë pa kryetarë Kuvendi dhe me një ministër më pak se sa kishte kërkuar VLEN. Stojanovska ka deklaruar se ky takim është bërë në zyrën e saj.
“Ali Ahmeti po deklaron se me kryetarin Mickoski para një viti ka bërë pak për zgjedhje të parakohshme, por nuk po e tregon të vërtetën e takimit në zyrën time, kur ofroi zgjidhje për hyrje në Qeveri pa e kërkuar kryetarin e Kuvendit dhe me një ministri më pak nga ajo që kërkonte VLEN, vetëm të jetë pjesë e Qeverisë. Por neve i mbetëm besnik asaj që e tha populli- BDI patjetër të shkon në opozitë. Herën tjetër para se të gënjen, le të mendohet mirë dhe të jetë gati se neve e themi vetëm të vërtetën”, thuhet në reagimin e saj./ Alsat.mk

