VMRO: Ne bëjmë koalicion me opozitën shqiptare, BDI shkon në opozitë

Për zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët, kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti nuk fshehin se partneri që ata preferojnë është opozita shqiptare.
Gjatë një prononcimi për Tv Sitel, Timço Mucunski, tha se tashmë nuk vlen parimi fituesi me fituesin, pasi sipas tij, kjo ishte shkelur nga BDI-ja në vitin 2016.
“Partneri ynë i preferuar, këtë e themi publikisht, është koalicioni nga opozita shqiptare. Anketat e opinionit publik dhe anketat e brendshme tregojnë se tashmë sipas rejtingut afrohen dhe ndoshta edhe do ta kalojnë BDI-në, por qytetarët do të vendosin për rezultatin. Për ne vendimtare është të fitojmë 61 deputetë”, u shpreh TImço Mucunski nga VMRO-DPMNE.
Në linjë të njëjtë me deklaratën e Mucunskit janë edhe aktivitetet e VMRO-DPMNE-së. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në Gjenevë të Zvicrës, u ka bërë thirrje atyre që masovikisht të dalin në zgjedhjet e aqrdhshme, pasi sipas Mickoskit, këto zgjedhje janë kyçe për Maqedoninë dhe se nevojitet mobilizimi i madh.



